Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për ndodhin e djeshme ku u arrestua një person dhe dy të tjerë vazhdojnë të mbesin në arreti për vjedhjen e 2 milionë eurove.
Kryeministri sot ka shprehur ngushëllime për vdekjen e poetit Ramadan Musliu.
“Jam thellësisht i tronditur nga kumti i zi i shkuarjes në amshim të poetit, kritikut letrar e publicistit tonë Ramadan Musliu.
Përveç veprimtarisë krijuese e studimore, Ramadan Musliu dha ndihmesë të dallueshme edhe në fushën e informimit dhe të politikës, një herë si deputet i Kuvendit të Kosovës, e pastaj si keshilltar i ministrit të Kulturës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe lexuesve të tij të shumtë!”, ka shkruar Hoti.