Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë besojnë në popullin, sesa në politikanët e Kosovës.
Ai ka deklaruar në “Oxygen” se Kosova nuk ka alternativë tjetër, përveç integrimit në Bashkimin Evropian, dhe në miqësi me SHBA’në, për dallim nga Serbia.
Sipas tij, me Serbinë synohet arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që e përmbyll konfliktin përgjithmonë.
Hoti i quajti kauza të paqena reagimet për Ujmanin, ndërsa tha se marrëveshja në SHBA u bë që këtij liqeni t`i bëhet fizibiliteti, për t`u ditur se si do të menaxhohen dhe përdoren ujërat që kalojnë nëpër Kosovë dhe Serbi.