×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Serbia përmes kushtëzimit nga BE-ja do t’i dorëzojë informacionet që ka për të zhdu*kurit

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2024

    Kosova dhe Serbia janë pajtuar të martën për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur.

    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar nga Kosova për të Pagjeturit, Andin Hoti ka thënë se është një hap i rëndësishëm dhe se Serbia përmes kushtëzimit nga Bashkimi Evropian do t’i dorëzojë informacionet që posedon.

    Ai tutje, tha se mbledhja e këtij komisioni do të mbahet brenda muaji dhe do të kryesohet nga BE.

    “Me qenë se është çështje komplet humane, unë besoj që Bashkimi Evropian mundet pak me direkt, pak ma në mënyrë më të fuqishme me ndërhy në këtë pjesë. Brenda një muaji do të mbahet mbledhja e parë ku do të kryesohet nga BE këtë komision të përbashkët… Unë e besoj që nuk zbatohet prej Serbisë. Kjo si shqetësim do të ngritët në nivele hierarkike…dhe me pas do të raportohet të 27 vendet anëtarë të Be-së. Unë mendoj që përmes kushtëzimit, Serbia do t’i dorëzojë informacionet që i ka”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

    Tutje, ai tha se kërkim falja nga Serbia nuk është e mjaftueshme për krimet që ka bërë.

    “Pa pranim të krimit të Serbisë unë nuk mendojë që ndonjëherë në këtë botë do të kemi normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Jo vetëm pranim, pagim të krimeve që i ka bërë, pa i kompensu anën materiale të krimeve sepse ana njerëzore nuk kompensohet, pa kërku falje….”, ka thënë ai.

    Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 238, ku janë marrë disa vendime. Në këtë mbledhje ndër tjerash është miratuar vendimi për...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Me datën 18.11.2024 njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë- Mitrovicë Veri, në kuadër të detyrave të rregullta gjersa ishin duke asistuar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot i ka prezantuar 38 kandidatet e saj për deputete, që do të garojnë në zgjedhjet e 9...
    Të tjera
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Haki Abazi ka bërë një parashikim për rezultatin e zgjedhjeve. Ai është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur mjaftë ashpër ndaj disa vendeve të Bashkimit Evropian në lidhje me sanksionet ndaj Kosovës, dhe...
    Hulumtime18 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Pachucas në finalen e Kupës Interkontinentale. Ishte Mbappe që realizoi pas asistit nga...
    Bota/Rajoni18 Dhjetor 2024
    Gjatë vitit 2024 Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shtoi përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e Turqisë në nivel ndërkombëtar. Dy nga sukseset...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heq masat sa më parë dhe plotësisht duke thënë se nuk...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka treguar për punimet në lidhje me riparimin e kanalit të Ibër-Lepencit, të cilat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.