×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Rritja e pagave në fund të mandatit nuk ka asnjë ndikim – mandat komplet i humbur duhet t’ia nisim nga e para

    FrontOnline
    09 Nëntor 2024

    Ish kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se gjatë këtyre tri viteve është rritë tri herë tarifa e energjisë elektrike.

    Hoti thotë se rritja e pagave prej 55 eurove në fund të mandatit, nuk ka asnjë ndikim.

    “Unë nuk besoj që do të ketë ndonjë ndikim, ne e kemi përcjell nga afër gjendjen ekonomike sociale në vend gjatë këtyre tri vietve në vecanti nga viti 2022 e knej është rritë dy herë apo tri herë tarifat e energjisë elektrike, janë diku 117% më të shtrejta sesa që kanë qenë. Janë rri të githa shërbimet publike pa përjashtim. E tash në fund të mandatit bën një rritje për 55 euro nuk besoj që ka as një ndikim, sepse është kriju një irritim i madh I qytetarëve me neglizhencën totale gjatë këtyre 4 viteve sa i përket shportës elementare të konsumit.Nuk kanë hapsirë më, nuk ka kohë më, nuk mund të mashtrohen më njerëzit kështu. Ka pas një logjik nëse në fund të vitit 2022 – 2023, ka qenë kriza e madhe e inflacionit, kriza energjetike, le të themi ka edhe kuptim nëse e jep një ndihme, nuk e zgjedh problemin aspak. Nuk besoj që do të ketë ndikim në përceptimin e qytetarit për këtë formë të qeverisjes”, tha ai.

    Tutje ai thotë se nga 3 miliardë investime kapitale, janë realizuar vetëm 1.2 miliardë, 1.8 miliardë janë bartë prej vitit në vit, ku i mungojnë ekonomisë së Kosovës.

    “Nga 3 miliard invstime kapitale që i kanë pas të planifikuar, kanë realizu 1.2 miliardë, 1.8 miliard janë bart prej vitit në vit. 1.8 miliard euro i mungojnë ekonomisë së Kosovës, sepse këta i kanë lënë rrugën në gjysmë, edhe për Mitrovicë, edhe për Podujevë, edhe autostradën për Gjilan, edhe tunelin për Tetovë që e kanë premtu, edhe rruga për Gjakovë etj. Nëse ekonomia e Kosovës do ti kishte edhe 1.8 miliardë në qarkullim do ti kishte rrit qarkullimin biznesor le të themi edhe për 2.5 miliard ose 3 miliardë. Kjo është jo vetëm keqqeverisje, është abuzim me autorizimet ligjore që i ka një qeveri, është abuzim sepse ti i ke mjetet në dispozicin i mbledh nga qytetarët krenohesh se kam pas rritje të hyrash dhe i mban aty në qeveri dhe krejt rrugët nëpër krejt Kosovën mbesin në gjysmë”, u shpreh ai.

    Ndër të tjera ai mandatin e qeverisë Kurti e cilëson si një mandat të humbur, ku shton se çdo gjëje duhet t’ia nisim nga e para.

    “Këto janë dolma të komunizmit ‘bukën e gojës’ nuk janë të zotë me ato rezeravat e kanë bërë lëmsh, është bërë proces gjygjësor furnizimi me rezerva, dhe krejt sektorët i ke njësoj.Rrugët të gjitha janë përgjysëm, kanë pas probleme edhe në qeverinë paraprake, por kjo nuk e arsyeton vonesën 4 vjeçare humbjen komplet të këtij mandati, pra është një mandat komplet i humbur duhet të kthehemi të ja nisim nga e para”, tha ai ne Blic Interview.

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka shprehur shqetësim të thellë për rritjen e emigrimit nga Kosova. Sipas Kastratit, mungesa e vendeve të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku ka falënderuar mërgatën për mbështjetjen ndaj...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vende nga Afrika dhe Azia që do të tërheqin...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia në Gjakovë sot ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “vjedhja e identiteti dhe kredencialeve”. Në njoftimin e lëshuar...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Fokusi i hetimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri nga janari deri në dhjetor të këtij viti ka qenë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, i bëri komentet e tij të para publike në lidhje me sulmet në Jemen. Ai tha se...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ditëve të fundit shumica e vendeve në Kosovë po përballen me mungesën e energjisë elektrike. Lidhur me këtë gjatë ditës së nesërme...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zyra e Presidencës ka njoftuar se nesër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kandidatja për deputete nga PDK, Sala Jashari, foli për raportet e ngushta mes familjes së saj dhe familjes së Rifat Jasharit. Ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.