×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hoti: Rënia ekonomike në Kosovë po vazhdon

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2022

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se po vazhdon rënia ekonomike në Kosovë.

    Deputeti aktual i LDK-së e ka bazuar këtë konstatim në të dhënat e fundit të Agjensisë së Statistikave.

    “Rënia ekonomike në Kosovë po vazhdon si rezultat i krizës globale, por është ndikuar shumë nga rënia e investimeve publike. Ja argumentet nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave.

    FIGURA 1. Bruto Produkti Vendor është në rënie të vazhdueshme nga tremujori i dytë i vitit të kaluar. Vitin e ardhshëm, kjo do të reflektohen në rënie të punësimit, të të ardhurave dhe fitimeve të firmave. Dhe në fund në rënie të të hyrat buxhetore.

    FIGURA 2. E dhëna më shqetësuese është rënia në “Formimin e Bruto Kapitalit” nga fillimi i mandatit të kësaj qeveria. Në tremujorin e dytë të këtij viti rënia ishte tepër e madhe -16.81%, ndërkaq në të tretin -2.33%. Kjo do të përkeqësojë aftësinë prodhuese të ekonomisë së Kosovës në vitet në vijim.

    FIGURA 3. Kësaj situate i ka kontribuar rënia e shpenzimeve qeveritare nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie. Në tremujorin e parë të këtij viti shpenzimet qeveritare kanë rënë me -3.11%, në të dytin me -2.81% dhe në të tretin janë rritur me 0.52%. Kjo vjen si rezultat i rënies shumë të madhe të investimeve kapitale, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal.
    Viti i ardhshëm mund të jetë i vështirë. Duhet ristrukturim i madh i shpenzimeve publike për të parandaluar thellimin e krizës. Duhet nisur projekte madhore infrastrukturore për të gjeneruar aktivitet të shtuar ekonomik. Duhet të sigurohemi që sektori privat merr sinjale pozitive dhe fillojnë investimet e reja të jashtme dhe të brendshme” shkruan Hoti në Facebook./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje sonte po mban një tubim në qytetin e Pejës. Tubimi tashmë ka filluar dhe kjo është bërë e ditur nga...
    Lajme13 Janar 2025
    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë që të sigurohet...
    Lajme13 Janar 2025
    Mjekët kanë konstatuar vdekjen e një gruaje 43-vjeçe, e cila është gjetur sot në një apartament në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë....
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Zoran Milanoviq për rizgjedhjen e tij si president i Kroacisë. Në një postim në platformën X,...
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha e ka vënë në siklet Drilonin, pasi ky i fundit i tha gjyshe. Ajo i është drejtuar atij, që sa e...
    Lajme13 Janar 2025
    Mjaftuan disa orë reshje me intensitet që hidrovori i qytetit të Vlorës të dalë nga funksioni. Si pasojë lagjia ‘24 Maji’ është...
    Lajme13 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e fushatës zgjedhore. Në një deklaratë në Facebook thuhet se...
    Lajme13 Janar 2025
    Më 22 janar do të hapet Muzeu i Fëmijëve të Luftës. Ceremonia do të mbahet me fillim nga ora 18:00. Kjo u...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.