Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një shkrim të botuar të ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili trajtonte çështjen e pavarësisë së Shqipërisë.
Sipas Hotit, botimi është bërë më 28 nëntor të 1968’ës, nga ish-presidenti Rugova.
Në tekstin e botuar në fjalë, Rugova trajton përpjekjet e Ismail Qemajlit për pavarësimin e Shqipërisë, si dhe largimin nga pushteti Osman.
“Mirë që u mashtruam të gjithë. Mirë që kujtuam se nuk kemi asgjë se kuçedra e Anadollit na gëëltiti ç’patëm, por s’mundi të mare atë më të vlefshmenë, më madhështoren – fuqinë trimëruese që çoi në këmbë prore shpirtërat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve”, shkruhet në tekstin e botuar në “Bota e Re”.
Kujtojmë se një ditë përpara këtij shkrimi, më 27 Nëntor 1968, studentët shqiptar në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan e Podujevë, demonstruan masivisht kundër pushtetit Jugosllav.