×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Po iu ofrohet shërbim i mirë banorëve në Shtëpinë e Moshuarve

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Në këtë fundvit kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

    Shkak i situatës COVID-19, banorët rezidentë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë janë detyruar që të qëndrojnë të mbyllur brenda hapësirave të këtij objekti.

    Me këtë rast Hoti u shpreh se varësisht nga situata të moshuarve iu është ofruar shërbimi më i mirë i mundshëm.

    Hoti theksoi edhe se e mira e gjithë kësaj është se nuk ka pasë asnjë viktimë nga COVID-19

    Hoti: Të moshuarve iu është ofruar shërbimi më i mirë i mundshëm

    “Ka qenë një vit i vështirë për të gjithë qytetarët dhe ne, në veçanti për këtë grupmoshë të popullsisë që kanë edhe nevoja të veçanta. Ne pamë edhe gjendjen brenda dhe në këto kushte që jemi besoj që po ofrohet shërbimi më i mirë u mundshëm[…]janë mbi 60 e sa njerëz të vendosur këtu iu ofrohen të gjitha shërbimet është mirë që nuk ka pasur asnjë viktimë fatmirësisht nga COVID-i normalisht ne gjithë kemi në shtëpi familjarë e te moshuar por që janë të natyrshme dhe kjo tregon përkushtimin që kanë pasur stafi. E di që janë mërzitur edhe siç na thanë duke qëndruar brenda sepse kështu i kanë pasur këshillat dhe udhëzimet nga stafi mjekësor dhe kujdestar”, tha ai.

    Kurse, ministri i Punës dhe Mirëqenies Social, Skender Reçica tha se kjo periudhë ka qenë jo e lehtë. Madje ai përmendi është kohën kur rreth gjysma e stafit por edhe banorëve kanë qenë të infektuar me koronavirus.

    Reçica: Zotohemi për përkushtim ndaj të moshuarve

    “Ia kemi dal dhe e kemi kaluar këtë sfidë me sukses. Këtu kemi mbi 60 rezident për të cilët ofrohen shërbime sikur në familje. Këto shërbime ofrohen me dashuri dhe shumë respekt këtë na e dëshmon edhe secili banorë që është këtu. Ne kemi edhe projeksione tjera sa i përket përmirësimit të kualitetit të rezidentëve këtu për vitin e ardhshëm po besoj dhashtë zoti ta kalojmë edhe pandeminë dhe të kemi mundësi të fokusohemi në përmirësim të kushteve. Zotimi ynë është që të vazhdojmë përkushtimin tonë dhe kjo është shembull i mire që përkujdesje ndaj të moshuarve tregon për përkujdesjen institucionale që duhet ta kemi ndaj prindërve, gjyshërve që kanë një trashëgimi dhe të kaluar që ne duhet ta respektojmë”, tha ai.

    Mjeku i Shtëpisë së të Moshuarve, Krenar Reshitaj ka treguar se rreth 50 banorë rezidentë kanë qenë në infektuar me COVID-19

    Reshitaj: Rreth 50 banorë kanë qenë të infektuar me COVID-19

    “I kemi pasur rreth 50 rezident të infektuar me COVID fal përkushtimit institucional që kemi pasur fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë të vdekur, për momentin i kemi zero të infektuar si nga stafi shëndetësor ashtu edhe rezidentët”, u shpreh Reshitaj.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 18.07.2025, do të kryhen punime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat....
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.