Ka filluar mbledhje e Qeverisë së Kosovës, raporton Front Online.
Me këtë rast, kryeministri Avdullah Hoti, përshëndeti sjelljet e presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli, deputetit Rexhep Selimi e ish-parlamentarit Jakup Krasniqi, pas ngritje së aktakuzave nga Gjykata Speciale.
Ai tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe se është i bindur se para botës do të dalin faqebardhë.
“Unë përshëndes sjelljet e tyre e gatishmëritë për të bashkëpunuar me dhomat e specializuara. Uroj që puna institucioneve të drejtësisë të udhëhiqet profesionalizmi, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Populli i Kosovës luftoi për liri dhe demokraci”, tha ai./Front Online