Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është përplasur me deputetin e VV’së, Sali Zuba.
Hoti ka thënë se Qeveria e tij nuk ka marrë asnjë vendim që është kundër ligjit dhe Kushtetutës.
Hoti këtë e deklaroi gjatë pyetjes në Kuvend që mori nga deputeti i LVV-së, Sali Zyba, i cili ka thënë se pse nuk janë duke u publikuar vendimet e marra nga ministritë në faqet e tyre zyrtare, duke pohuar se nuk është publikuar njoftimi i Ministres së Financave, Hykmete Bajrami, për vjedhjen e rreth dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Pas kësaj Hoti iu drejtua Zybës se është i pasaktë dhe tendencioz në pyetjen e tij.
“Për dallim nga qeverisja paraprake nuk kam marrë asnjë vendim që është kundërligjor dhe kundërkushtetues. Çdo vendim që kamë marrë është kushtetues dhe për herë të parë në Qeverinë e Kosovës publikohen vendimet qe merren edhe në Gazetën Zyrtare, nuk di ku ka transparencë më të madhe”, ka thënë Hoti.