Kryeministri, Avdullah Hoti, ka folur në lidhje me punën e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, në menaxhimin e Pandemisë. Hoti ka thënë se Zemaj ka bërë një punë të shkëlqyer dhe tashmë kemi rezultate shumë më të mira.
“Ka marrë kritika të shumta. Ka duruar shumë. Është jonormale në cfarë presioni ka punuar Armendi punon 24 orë, ka formuar një komitet rreth tij. Kemi marr policinë dhe inspektorët dhe iu kemi shkuar njerëzve në shpi. Tash janë rrezik shkollat, 300 mijë veta kanë kontakt me njëri -tjetrin. Kemi edhe diasporën që shkojnë e vijnë dhe është vala e dytë e Koronavirusit dhe vërtet ka rrezik” tha Hoti në Oxygen.