×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin: Treguan maturi politike

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vlerësuar pranimin e dorëzimin para Gjykatës Speciale të të akuzuarve nga gjykata respektive për krime lufte.

    Hoti, në një intervistë për ‘Ora News’, ka konsideruar se dorëheqja e ish-presidentit Thaçi nga pozita reflekton pjekuri politike.

    “Unë besoj se mënyra se si janë sjellë këta persona (Thaçi, Veseli e Selimi), tregon për shkallën e maturitetit në Kosovë. Imagjoni, ni vend i ri, që ka vetëm 12 vite si shtet i pavarur, ku akuzohet presidenti i vendit i cili jep dorëheqje, një kryetar të kuvendit, si dhe persona të tjerë të përfshirë në luftën e UÇK’së, e ndërkohë nuk ka asnjë problem social e politik. Kjo tregon maturitetin që ka kjo shoqëri për t’u përballur me sfidat përpara”, ka deklaruar ai.

    Ish-presidenti Thaçi, pak para shkuarjes në Hagë, përmes një konference kishte konfirmuar aktakuzën e tij, njëherësh edhe heqjen dorë nga pozita e presidentit.

    Njëjtë kishte vepruar edhe ish-kreu i PDK’së, Kadri Veseli, duke hequr dorë nga posti i deputetit.

    Ndërkaq, Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ende nuk ka hequr dorë nga kjo pozitë. Rregullorja e Kuvendit e parasheh që një deputeti mund t’i largohet mandati pasi të mos paraqitet për gjashtë muaj në Kuvend.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Xhavit Haliti, i cili ishte njëri nga ndërmjetësuesit e pajtimit mes kryetarit të Pejës, Gazmnd...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Gjatë këtyre ditëve kemi përpara dy qendra të thella me presion të ulët atmosferik apo dy fronte të fuqishme, të cilat do...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti politik në Kosovë, Halil Matoshi deklaroi për “Front Online” se gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut është shqipja. “Ashiqare qe shqipja...
    Të tjera
    Sport19 Nëntor 2024
    Më herët gjatë këtij viti, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta kishte zbuluar se një klub ka ofruar 250 milionë euro për ta...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se për 4 vjet të plota, qytetarët kanë vëzhguar se si...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Janë bërë 1 mijë ditë prej se ka nisur lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainë. Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtë mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë. Pas mbledhjes kryeministri i...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Lideri i NISMAS, Fatmir Limaj bashkë me partnerin e koalicionit, liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj kanë prezantuar sot kandidatët për deputetë nga...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar sot se zgjedhjet presidenciale në Kroaci do të zhvillohen më 29 dhjetor. Ai theksoi se qeveria...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.