×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti për raportin e Parlamentit Evropian: I ndërtuar mbi teori konspirative

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti raportin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, e konsideron të nderuar mbi teori konspirative dhe pa asnjë të vërtetë brenda tij. Sipas Hotit, ky studim nuk paraqet opinionin e Parlamentit Evropian, por të autorëve.

    Kreu i Qeverisë thotë se nga analizat e bëra të dhënat e përdorura për hartimin e këtij raporti janë të paqëndrueshme.

    Hoti: Raport i ndërtuar plotësisht në teori konspirative pa asnjë të vërtetë

    “Raport i ndërtuar plotësisht në teori konspirative pa asnjë të vërtetë dhe unë shpresoj dhe jam i bindur se jemi duke komunikuar tani m zyrtarët e BE-së, të Parlamentit Evropian lidhur me këtë raport. Ky raport nuk opinionin e Parlamentit Evropian por të autorëve dhe duket qartë se në bazë të analizave që i janë bërë raportit dhe të dhënat që janë përdorur në konkludimet e këtij raport janë të paqëndrueshme të pavërteta dhe konspirative”, tha ai.

    I pyetur për raportet e tij me të ngarkuarin e ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kreu i ekzekutivit tha se komunikimin e kanë të rregullt me të dhe se marrëveshja për normalizim ekonomik në mes Kosovës dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator do të vazhdojë të zbatohet.

    Hoti: Marrëveshja e nënshkruar në Uashington do vazhdoj të zbatohet

    “Komunikimin e kemi të rregullt dhe kemi pasur edhe në të kaluarën me të dy kampet politike të SHBA-ve me republikanët dhe demokratët, mirë që është konfirmuar që pavarësisht ndërrimi të administratës atje marrëveshja e nënshkruar në Uashiongton më 4 shtator do vazhdoj të zbatohet dhe jemi duke punuar çdo ditë. Javën që shkoi kemi pasur një takim me DFC-në për të identifikuar çështjet që duhet t’i qojmë përpara si dy qeveri, zotimet që kemi marr për realizimin e këtyre”, tha Hoti.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Kosova ka humbur një momentum, por tani është duke punuar shumë që t’i bind vendet anëtare veç e veç.

    Edhe njëherë e ka ripërsëritur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

    Hoti: Sa i përket liberalizimit ju e dini që është humbur një momentum

    “Sa i përket liberalizimit ju e dini që është humbur një momentum tani po punojmë shumë që t’i bindim vendet anëtare veç e veç. Me Gjermanin është punuar edhe në qeverinë e kaluar tash në këtë qeveri po punojmë me Francën dhe me Holandën. Ministrja e Jashtme ka qenë në Holandë është takuar me homologun e saj në Holandë të shohim, është tani vendim i brendshëm i vendeve anëtare. Sa i përket neve si shteti si qeveri siç është konfirmuar në raportin për vendin në tetor të gjitha kushtet si shtet i kemi plotësuar dhe vazhdojmë t’i mbajmë“, theksoi kreu i ekzekutivit.

    Kreu i ekzekutivit të gjitha këto komente i ka bërë nga Rahoveci, pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e një shkollë fillore të mesme të ulët “Tre Dëshmorët”, në Vrajakë – Bratotin të Rahovecit.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Për përdorimin e armëve të gjata, vetëm tri ditë stërvitje! Kaq thotë se ka kaluar Ekremi, i cili është pjesëtar i gjeneratës...
    Lajme20 Nëntor 2024
    “Kryeministri Kurti e tha të vërtetën”. Kështu është shprehur zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, duke komentuar reagimet e...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledh sot Departamentin e Shëndetësisë. Ky takim i Departamentit të Shëndetësisë, do të mbahet në Pejë...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ka vdekur veterani i UÇK-së, Isa Gashi. Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. “Isa Gashi...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Në mungesë të të akuzuarit Faton Gurguri, është anuluar seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve u mbajt takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Kryeministri i...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Ditën e sotme janë futur në ambientet e Presidencës 4 përfaqësues të partive të vogla duke nisur në këtë mënyrë konsultimet e...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga tubimi i mbajtur në Fushë Kosovë me përkrahësit e...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka komentuar lidhur me rritjen e pensioneve ku ka thënë se rritja në fjalë është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.