×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti për moszbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit: Është “jetike për Kosovën një qeveri proamerikane”

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, sot tha se është bërë dëm i madh që s’janë zbatuar marrëveshjet e nënshkruar në Uashington derisa ai ishte në krye të qeverisë.

    Hoti tha se po të zbatoheshin ato “nuk do të përballeshim sot me rritje të çmimit të energjisë për herë të tretë në dy vitet e fundit dhe do kishim siguri të furnizimit”.

    Ai tha se një ndër pikat e marrëveshjes do të mbështeste bizneset përmes huadhënies dhe investimeve në ekuitet.

    “Sikur këto marrëveshje të zbatoheshin, sot partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në do të ishte në nivele shumë të larta”, tha Hoti.

    Reagimi i tij vjen pasi SHBA i vendosi një taksë prej 10% produkteve të Kosovës që hyjnë në SHBA. Deri më tani edhe produktet e SHBA-së që hynin në Kosovë janë tarifuar më 10%.

    Qeveria aktualisht po përballet me kërkesat për heqje të njëanshme të kësaj tarife.

    Hoti thotë se tash “është jetike për Kosovën të kemi një qeveri proamerikane dhe proevropiane që e kthen miqësinë e ngushtë të Kosovës me SHBA-në”.

    Postimi i plotë i Hotit:

    Dëm i madh për Kosovën që nuk u zbatuan marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2020, në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja dhe partnerët e saj:

    1. Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e cila përfshinte projekte të mëdha infrastrukturore, projektin e gazit në veçanti që do të kishte krijuar pavarësi energjetike dhe nuk do të përballeshim sot me rritje të çmimit të energjisë për herë të tretë në dy vitet e fundit dhe do kishim siguri të furnizimit.

    2. Marrëveshja për Insentivat në Investime SHBA-Kosovë, e datës 31 dhjetor 2020, e cila përfshinte mundësinë që DFC të mbështeste bizneset përmes huadhënies dhe investimeve në ekuitet, garancive investive, sigurimit të investimeve, projekte të fizibilitetit etj.

    3. Memorandimi i Mirëkuptimit SHBA-Kosovë, i datës 23 tetor 2020, për bashkëpunimin mes dy vendeve sa i përket sigurisë së teknologjisë 5G.

    Sikur këto marrëveshje të zbatoheshin, sot partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në do të ishte në nivele shumë të larta.

    Prandaj, është jetike për Kosovën të kemi një qeveri proamerikane dhe proevropiane që e kthen miqësinë e ngushtë të Kosovës me SHBA-në, që iu kthehet këtyre marrëveshjeve, që mund të udhëtojë kurdo që është e nevojshme në Uashington për konsulta dhe për mbështetje.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke thënë se ky institucion nuk është krijuar për të...
    Lajme09 Prill 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës janë përballur me kritika dhe shqetësime të mëdha pas përdorimit të termit "Kosovo i Metohija" për të...
    Lajme09 Prill 2025
    Në mungesë të të akuzuarit Jeton Menxhiqi dhe mbrojtëses së tij, avokates Shpresa Hasaj-Hyseni, ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit të...
    Të tjera
    Sport09 Prill 2025
    Sonte fillon faza vendimtare e kampionatit, apo “Play-off”-i i ProCredit Superligës. Ndeshjet e para janë çerekfinale, e më pas ato gjysmëfinale dhe...
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha, në një rrëfim në FRONTAL të T7, ka thënë se vrasja e Agim Ramadanit ka qenë momenti...
    Ekonomi09 Prill 2025
    Aksionet e Fondit të Trustit Pensional të Kosovës kanë shënuar rënie të madhe në dy muajt e fundit, duke shkaktuar rënie të...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Bashkimi Evropian i është kundërpërgjigjur presidentit amerikan, Donald Trump, duke miratuar masat e para. Masat e miratuara nga BE-ja kanë për shënjestër...
    Lajme09 Prill 2025
    Nesër në ora 08:00 të mëngjesit do të kthehet sërish në funksion Blloku B2 i termocentralit Kosova B, pasi është ndalur nga...
    Vip09 Prill 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka habitur publikun me deklaratën e saj. E njohur për paraqitjet e saj glamuroze...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.