×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti për kritikat nga Kica-Xhelili: Qasja e saj dëshmon mungesën e kulturës demokratike

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për kritikat ndaj tij nga disa zyrtarë të LDK-së, pas reagimit të tij për rezultatin zgjedhor.

    Hoti tha se është e drejtë e secilit të shprehet, por sipas tij, disa prej atyre reagimeve nuk janë në frymën e LDK-së.

    “Unë gjithashtu kam vërejtur se reagimet e tyre nuk kanë qenë ndaj argumenteve të mia për rezultatin e dobët zgjedhor. Tentoj të besoj se edhe kolegët e mi janë të bindur se mbyllja e debatit dhe ikja nga përgjegjësia nuk i shërben LDK-së”.

    “Përkundrazi, e pengon LDK-në të konsolidohet për të kthyer besimin e qytetarëve. Ne jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe duhet të dalim para qytetarëve me besim e me sinqeritet, duke ua bërë me dije se e kemi kuptuar mesazhin që na dhanë më 9 shkurt 2025, siç bëmë edhe në vitin 2021”, tha Hoti për Nacionalen, transmeton Klankosova.tv.

    Hoti u pyet nga Nacionale se cili është qëndrimi i tij për kritikat e nënkryetares së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelilit, e cila e ka renditur atë në grupin që është kundër reformave në LDK, duke thënë se “kjo qasje dëshmon mungesën e kulturës demokratike”.

    “Përgjigjen besoj se e dhashë më lartë. LDK-ja, si parti e fjalës së lirë, nuk guxon të kthehet në një parti ku sulmohet kritika e mendimi ndryshe. Kjo qasje dëshmon mungesën e kulturës demokratike dhe përbën deformim të vlera politike të LDK-së. Një mentalitet i tillë nuk duhet të bartet në shtëpinë e demokracisë politike në Kosovë – LDK”.

    “Thirrja ime është për reflektim për rezultatin zgjedhor, siç kemi reflektuar në vitin 2021. Thirrja ime është për të marrë përgjegjësi politike, siç kemi marrë përgjegjësi në vitin 2021. Thirrja ime është për veprim, siç kemi vepruar në vitin 2021”, tha Hoti.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar vendosjen e një pajisjeje interesante në qytet. Pajisja ofron internet, mundësi për të karikuar telefonin,...
    Lajme17 Maj 2025
    Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi janë lënduar me mjet të mprehtë. Mjeku Ejup Govori për...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian është takuar me presidentin francez, Emmanuel...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët...
    Lajme17 Maj 2025
    Ministri i dorëhequr i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka folur për marrëveshjen që u nënshkrua më 13 maj në Shtetet e...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, folën sot në telefon, sipas Departamentit të Shtetit....
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e 43-të. Ajo ka publikuar një fotografi bashkë me familjen e saj,...
    Lajme17 Maj 2025
    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka thënë se Kosova është në rrugë të mirë dhe se këtë e ka...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Agjencia e Inteligjencës së Ukrainës ka hartuar një listë të të burgosurve rusë të luftës që mund të bëhen pjesë e një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.