×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti për heqjen e vizave: Po mundohemi mos ta shajmë BE-në

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka folur për rëndësinë e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen sot.

    Hoti ka thënë se sot Kosova dhe Shqipëria kanë hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit ndërshtetëror.

    “Duke parë listën e marrëveshjeve, është shumë e rëndësishme për vendet tona. Besoj që sot me këto marrëveshje hyjmë në një fazë të re të një bashkëpunimi ndërshtetëror. Me këto marrëevshje, memorandume e protokolleve tregojmë përkushtimin dhe vendosmërinë për të ecur përpara në rrethana të reja. Kemi vlerësuar se përmes implementimit të këtyre marrëeshjeve siç është krijimi i fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës dhe marrëveshjeve tjera, besoj që tregojnë përcaktimin tonë për të zgjidhur shumë nga problemet që i preokupojnë qytetarët dhe bizneset”, tha ai.

    Hoti foli edhe për masat që janë ndërmarrë në aspektin ekonomik, si pasojë e goditjes që shkaktoi pandemia e COVID-19.

    “Është dashtë ta mobilizojmë të gjithë kapitalin tonë, në aspektin ekonomik dhe njerëzor. Ne mund të përmbyllim këtë vit me rënie ekonomike me minus një deri në tre përqind, nga parashikimet që kemi pasur deri në 11 përqind. Tash përtej kësaj po shtrohet nevoja që të kemi një qasje më afatgjatë për zhvillimin ekonomik, dhe ne kemi filluar hartimin e strategjisë zhvillimore për 10 vitet e ardhshme, që do të vëj kornizat për zhvillimin e të gjitha sektorëve”, tha ai.

    Hoti foli edhe për sfidat që Kosova ka pasur në politikën e jashtme. Ai tha se së fundmi raportet me partnerët ishin lënduar, dhe se rikuperimi i tyre ishte hapi i parë që duhet të ndërmerrte Kosova.

    Në këtë kontekst, ai foli edhe për liberalizimin e vizave.

    “Ne kemi pas shumë sfidë në diplomaci për të rivendos marrëdhëniet me partnerët tanë strategjik, marrëdhënie që ishin lënduar në kohët e fundit. Na është dashtë të marrim vendime tepër të nevojshme për të dhënë sinjalin që duhet të shihemi si kontribues të paqes dhe stabilitetit, me një marrëveshje përfundimtare me fqinjin tonë verior dhe ku i gjithë regjioni. Po mendohemi që gjatë kërkesës sonë të mos e shajmë shumë BE-në por të mbajmë të plotësuara kriteret”, tha ai.

    Hoti foli po ashtu edhe për dialogun, proces ky që sipas tij është sfidë për Kosovën.

    Ai u shpreh i bindur se Kosova do të lëvizë shpejtë në këtë drejtim.

    “Dialogu mbetet sfidë për Kosovën. Ne kemi ndërtuar një platformë të qartë për dialogun. Besoj që po lëvizim mirë përpara. Unë jam i bindur në qasjen që kemi ndërtuar së bashku me partnerët e koalicionit se në këtë proces mund të lëvizimim shpejtë përpara”, tha Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Gjatë vitit 2024, si dhe gjatë viteve të kaluara, qeveria aktuale nuk ka pasur bashkëpunim me shumicën e kryetarëve të komunave, madje...
    Lajme12 Janar 2025
    Drejtor i Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Zef Ndrejaj, ka prezantuar statistika shqetësuese në lidhje me rënien e natalitetit viteve...
    Lajme12 Janar 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të izoluara bore në disa...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Drenusha ua ka shpjeguar disa prej banorëve situatën e transmetuar “live” me Atillën nga Fishopi në Klan Arena. Ajo iu tregoi atyre...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Një 23-vjeçar është plagosur nga thika në Pogradec. Sipas abcnews.al, i riu u përlesh me një person tjetër për motive të dobta,...
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Sport11 Janar 2025
    Klubi italian, AC Milan ka hapur bisedimet për të eksploruar një lëvizje të mundshme për Kyle Walker si mbrojtës i ri i...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Këshilltari Special i ShBA-së, Jack Smith, i cili udhëhoqi çështjet federale kundër Donald Trump me akuzat për përpjekje për të përmbysur humbjen...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Një aksident automobilistik në verilindje të Gjermanisë ka shkaktuar dy viktima dhe ka lënë katër persona të lënduar rëndë, sipas njoftimeve nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.