Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministri Avdullah Hoti kanë përfunduar takimin e tyre, raporton Front Online.
Kreu i ekzekutivit, tregoi për temat që i diskutuan aty me të parën e shtetit.
“Kishim një takim për Koordinimi institucional për situatën nëpër të cilën po kalon vendi. Biseduam edhe për pandeminë. Për kalimin e disa projektligjeve në Kuvend që lidhen kryesisht me pandeminë. Të punojmë së bashku për kalimin e disa projektligje. U dakordum që vazhdimisht të koordinohemi për këtë situatë”, tha ai për media.
Ky është takimi i parë që nga marrja e ushtrueses së detyrës së presidentes nga Osmani me kryeministrin Hoti.
Vjosa Osmani ka marrë postin e u.d. të presidencës më 5 nëntor, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje pas aktakuzës nga Gjykata Speciale.