Kryeministri Avdullah Hoti po mban konferencë për media pas takimit me Emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak.
Në konferencën për media Hoti ka thënë se Kosova në asnjë mënyrë nuk është duke e bllokuar dialogun.
“Vizita e Lajçak është në momentin e duhur për të bërë vlerësim për procesin e dialogut dhe për planet e takimeve të ardhshme. Ka tema të vështira siç është Asociacioni, të cilave do t’u qasemi sipas zotimeve që I kemi bërë para Kuvendit dhe para qytetarëve”, ka thënë Hoti.
Shefi i Qeverisë ka deklaruar se është dakorduar edhe me partnerët ndërkombëtarë që Kosova ulet në tavolinën e bisedimeve vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke.
“Kosova për herë të parë ka qasje konstruktive në dialog, dhe nuk jemi duke e bllokuar atë. Pas dy viteve të bllokadës kemi hyrë në këtë proces dhe është mbrri dakordim edhe me partnerët ndërkombëtarë që të ulemi në tavolinën e bisedimeve vetëm për marrëveshje përfundimtare për normalizm të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke”, ka thënë ai.