Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në Kosovë është ulur drastikisht numri i të infektuarve dhe viktimave me COVID-19.
Këtë, kryeministri e ka quajtur sukses për Kosovën, në 100 ditëshin e tij në krye të Qeverisë.“Pas më shumë se 100 ditësh qeverisje, e përshëndes suksesin e vendit tonë, qytetarëve tanë, dhe veçanërisht mjekëve dhe infermierëve të cilët përballen çdo ditë me virusin #COVID19. I falënderoj partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen. Kjo tabelë dhe këto shifra nuk do të dukeshin kështu pa kontributin e secilit prej nesh. Sot e kemi shumëfishuar numrin e testimeve, kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe të viktimave”, ka thënë Hoti në Facebook.
Tutje, i pari i ekzekutivit ka thënë se duhet të vazhdohet me këtë trend, duke bërë thirrje që të respektohen me përpikmëri masat mbrojtëse kundër virusit korona.