Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar mbledhje të përbashkët me Maqedoninë Veriore, përderisa ka treguar edhe disa nga pikat e diskutimit.
Hoti ka thënë se me kryeministrin maqedon Zoran Zaev janë dakorduar për autostradën Prishtinë-Shkup, gazsjellësin Shkup-Prishtinë, rrugën Prizren-Tetovë etj.
Postimi i tij i plotë:
Me Kryeminsitrin Zaev u dakorduam për:
– Pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup,
– Gazsjellësin Shkup-Prishtinë,
– Rrugën Prizren-Tetovë,
– Qendër të përbashkët skijimi.
Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive.