×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti paralajmëron aksione tjera policore si ai i Karaçevës

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi ka dhënë detaje nga plani i investimeve për Ballkanin Perëndimor, për të cilin ka thënë se do të rrisë ekonominë e rajonit, ndërkohë që ka kërkuar nga Kosova përshpejtim në reforma.

    Ai pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti ka folur për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë ku njoftoi se janë 9 miliardë euro grante që u jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të investimeve për këto vende.

    Komisionari i BE-së ka thënë se plani i investimeve ekonomike pritet të rrisë ekonominë e rajonit deri në 5%, që sipas tij është kontribut i konsiderueshëm për rimëkëmbjen ekonomike.

    “Plani i investimeve ekomomike mund të jetë një ndryshim i lojës për rajonin dhe mund të ndryshojë peizazhin në këtë rajon brenda katër deri në pesë vite, siç theksoi edhe kryeministri, ne po ndajmë 9 milionë euro grante dhe me koordinimin me institucionet ndërkombëtare financiare, si partner tanë, do të krijojmë edhe 20 miliardë shtesë për rajonin. Presim që ky plan do të rrisë ekonominë e rajonit për 3 deri 5 për qind dhe ky është kontribut i konsiderueshëm për rimëkëmbjen ekonomike”, tha ai.

    Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi tha se kërkojnë nga Kosova që të përshpejtojë reformat.

    “Sot është ditë e madhe për ne dhe shpresoj që e konsideroni si të tillë, si ofertë të madhe nga ana jonë dhe si çdo ofertë tjetër vjen me disa kërkesa. Kërkesa është të përshpejtoni reformat, sepse këto investime shkojnë së bashku me përpjekjet për reforma. E di që qeveria juaj është mjaft e angazhuar por gjithashtu duhet të zotohet dhe angazhohet më shumë në përshpejtimin e punës në reforma në lidhje me ligjin, por gjithashtu na duhen të gjitha kapacitetet e nevojshme të jenë funksionale për t’i shfrytëzuar këto fonde”, ka thënë Varheyli.

    E kryeministri Hoti kur përmendi raportin e progresit të cilin Kosova e pranoi një ditë më parë, tha se qeveria e drejtuar nga ai e ka hequr fjalën korrupsion nga diskursi publik.

    “Në katër muaj të qeverisjes sonë fjalën korrupsion e kemi larguar nga diskursi publik, dhe kemi treguar vendosmëri të madhe në luftimin e krimit të organizuar. Aksionet që janë zhvilluara para dy jave vazhdojnë ende e do të shihni edhe tjerat në ditët në vijim në gjithë vendin pa përjashtim, për të vendosur rend e ligj, cep më cep, me mbështetje të partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha Hoti.

    Ndërsa përmendi edhe projektet në të investohet më fondet e Bashkimit Evropian.

    “Projektet që kemi propozuar si qeveri për t’u bërë pjesë e këtij plani të investimeve për Ballkanin perëndimor janë përfshirë plotësisht, përfshirë këtu autostradën Prishtinë-Merdarë, hekurudhën Prishtinë-Merdarë, gazpërçuesin nga Maqedonia e Veriut, trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë, fazën e dytë të Ibër- Lepencit dhe projekte të tjera”, tha Hoti kur përmendi projektet në të cilat do të investohet.

    Hoti tha se ka siguruar komisionarin evropian që Kosova do të çojë përpara reformën e agjendës evropiane.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...
    Lajme09 Janar 2025
    Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se para Vitit të Ri, edhe Bondsteel është përfshirë në ndërprerjen...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Sport09 Janar 2025
    Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Vip09 Janar 2025
    A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti? Ishte pyetja e parë për Leo-n  në darkën...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.