×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Paga dhe pensioni minimal do të jetë 300 euro

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të dielën në Arllat të Drenasit se me qeverisjen e LDK-së gjatë mandatit të ardhshëm pagat dhe pensionet minimale në Kosovë do të jenë 300 euro.

    “Në qytetin e Drenasit, kryeministri Hoti shpalosi programin e tij për rininë dhe punësimin. Ai tha se qeveria e tij do të jetë partner i bizneseve dhe askush nuk do cenoj punën e tyre duke u dërguar inspektorë për t’i gjobitur.

    “Ne kemi plan konkret për 4 miliardë euro investime publike prej tyre 1 miliard tashmë janë zotuar nga Marrëveshja e Uashingtonit. Në fushën e rinisë, do të fuqizohen kapacitetet e organizatave rinore dhe mekanizmave përfaqësues të rinisë. Do të krijohet korniza adekuate rregullative, në mënyrë që të garantohet pjesëmarrja e të rinjve në nivele të ndryshme vendimmarrëse, si dhe do t’iu kushtohet kujdes i veçantë grupeve të margjinalizuara të të rinjve”, tha Hoti.

    Sipas tij, rinia do të mbështetet duke ofruar arsimim cilësor në profile arsimore mbi bazat e nevojave të tregut të punës. “Do të zhvillohet skema për mbështetje për punësim të të rinjve, subvencionimit të ndërmarrësve të rinj, lehtësira për tranzicion nga shkolla në punësim, mundësi për punë praktike duke bashkëpunuar ngushtë me ndërmarrjet, promovim i punës vullnetare, trajnim i vazhdueshëm për integrim në tregun e punës, ndihmë për banim për studentët, mbështetje qendrave për inovacion të të rinjve, etj”, shtoi Hoti.

    Ai tha se do të punohet në krijimin dhe zbatimin e masave lehtësuese për çështjen e banimit për familjet e reja, pastaj në njohjen e punës vullnetare si përvojë e punës si formë e tranzicionit nga shkollimi në punësim, rritja e mbështetjes financiare për organizatat rinore, mbështetje e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare rinore, etj”, tha kryeministri Hoti.

    Kryeministri foli edhe për projektet që qeveria e tij ka zbatuar në Drenas. “Kemi investuar në këto projekte: ujëmbledhësi për ujë të pijes në Fshatin Verboc – Drenas, ndërtimi i rrugës transit Drenas -Kroni i Mbretit, zgjerimi i rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj, ndërtimi i shkollës së mesme profesionale në Komoran etj”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është iniciuar rast për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar” lidhur me përleshjen...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albison dhe Rexhep Shlivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës janë...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar doracakun e Ministrisë së Arsimit për Edukimin Seksual. Sipas tij, me këta...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...
    Sport15 Nëntor 2024
    Argjentina nuk po kalon formë edhe aq të mirë së fundmi. Në katër ndeshjet e fundit, kampioni në fuqi i botës ka...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.