×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Nuk ka kompetenca ekzekutive për Asociacionin

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka ritheksuar se marrëveshja me Serbinë nuk do prek karakterin unitar të shtetit të Kosovës, dhe se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive.

    Kjo deklaratë e tij vjen pas kërkesës së fundit të Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun, i cili tha se duhet të bëhen ndryshime kushtetuese me qëllim të funksionalizimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Sipas tij çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të hapet.

    Hoti: Nuk do preket karakteri unitar i Kosovës

    “Dialogu do të projektohet vetëm në ato parime, dhe ato parime janë të qarta nuk preket integriteti territorial i vendit, nuk preket karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe kjo i përjashton plotë çështje të tjera dhe marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse obligative me pikën e parë për njohje reciproke, ose arrijmë një marrëveshje të tillë, ose nuk ka fatkeqësisht marrëveshja fare dhe Kosova dhe Serbia vazhdojnë si dy vende fqinje që nuk e njohin njëra-tjetrën…Kushtetuta është prekur në vitin 2013 kur është ratifikuar kjo marrëveshje që është ratifikuar me 2/3 në Kuvendin e Kosovës, atë që kam deklaruar vazhdimisht po e them edhe sot që kjo çështje më nuk hapet, por është krijuar një obligim i shtetit të Kosovës karshi këtij asociacioni. Marrëveshja përfundimtare nëse arrihet mbi këto parime që i prezantova edhe njëherë duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Nuk preket karakteri unitar i shtetit të Kosovës, dhe nuk ka kompetenca ekzekutive për Asociacionin dhe ju e dini se janë bërë publike edhe zotimet e BE-së para sa viteve kur është diskutuar marrëveshja e parimeve e vitit 2015”, tha Hoti.

    Kreu i ekzekutivit para gazetarëve ka thënë se nuk pret që çështja e Asociacionit ta bllokoj procesin e dialogut me Serbinë.

    Hoti: Nuk pres që Asociacioni të bllokoj procesin e dialogut

    “Nuk pres që Asociacioni të bllokoj procesin e dialogut për shkak se është një dakordim edhe i ndërmjetësit për dialog që çështja e Asociacionit, pra marrëveshja është temë e mbyllur dhe çdo gjë që bisedojmë tash sepse vlen parimi se nuk dakordohemi për asgjë derisa nuk e përmbyllim plotësisht marrëveshjen. Nëse bllokohet jo për shkak tonin, sepse unë besoj që kemi treguar mjaftë përkushtim për këtë proces duke marr veprime shumë të vështira dhe jo po puliste në fillim të mandatit tonë. Krejt përkushtimin tonë e kemi treguar se jemi të gatshëm me ul në tavolinë të dialogut dhe po e bëjmë këtë vazhdimisht”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit.

    Shefi i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar aksion tjetër si në Karaçevë. Sipas Hotit veprimet konkrete do shihen javëve në vijim.

    Hoti: Po punohet në aksione tjera, veprimet konkrete do shihen në javët në vijim

    “Aksioni në Karaçevë padyshim që është sukses i madh një aksion që ka munguar ndoshta që 10 vite, qeveri pas qeverie kanë hequr dorë nuk e kanë marr guximin me i hy asaj pune, kjo është e vërteta. Nuk e kemi pas asnjë mëdyshje që nga marrja e mandatit se ajo punë duhet me u krye derisa janë bërë përgatitjet e nevojshme. Por kur i sheh rezultatet nuk është shkuar deri në fund nuk janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme kanë ngecur diku veprimi. Padyshim që ky mbetet aksion i rëndësishëm dhe do vazhdojmë edhe më tutje. Tash po punohet në aksione tjera dhe ju do të shihni veprime konkrete në javët në vijim në vendosjen e ligjshmërisë“, theksoi Hoti.

    Derisa shprehet i bindur se mandate i kësaj qeverie do shkoj deri në fund, Hoti tha se gjithmonë do i përgjigjet Kuvendit të Kosovës pasi kështu e obligon edhe Kushtetuta e Kosovës.

    Hoti: Unë di përgjigjem Kuvendit sa herë që ka nevojë,

    “Unë di përgjigjem Kuvendit sa herë që ka nevojë, sa herë që ka ftesë për interpelancë sepse jam i obliguar sipas Kushtetutës që të përgjigjem. Kam raportuar katër herë deri tani për të njëjtën temë dhe raportoj edhe sot do i informoj deputetët e Kuvendit, do t’i them të gjitha informatat, do them jo një pjesë të të vërtetës por të vërtetën e plotë për procesin e dialogut dhe për temat që janë ngritur në interpelancë. Agjendën e kësaj qeverie e keni parë do vazhdojmë me punë për vendosjen e ligjshmërisë. Jam i bindu se do ta qojmë mandatin deri në fund, nuk shoh asnjë arsye që të ketë zhvillime tjera”, u shpreh kreu i qeverisë.

    Gjatë kësaj konferencë për medie, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka arsyetuar edhe shkarkimet e drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj,drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, dhe ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani. Haradinaj...
    Të tjera
    Vip17 Nëntor 2024
    Xheneta është parë e përlotur për shkak të situatës së krijuar mes saj Gjestit dhe Edit. Derisa, situatën e komentuan edhe Leo,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka akuzuar Xhenetën dhe Edin se po bëjnë “filma”. “Kur te kuptojsh injorancen atëherë thuj jam i mençur, se mu nuk...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.