Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk i ka lexuar aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Hoti në Pressing të T7 tha se nuk i ka lexuar këto aktakuza në detaje por vetëm pjesërisht.
“Jo tërësisht por pjesën më të madhe, pa detaje. Tash është mirë që t’i lëmë organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre. Nuk mund të gjykohet lufta e popullit të Kosovës për liri e pavarësi. E mira e kësaj është që nuk përmendet askund trafikimi i organeve. Specialja u krijua për të hetuar trafikimin e organeve, tash nuk përmendet askund”, tha Hoti.