Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nisur në vizitën në Maqedoninë e Veriut.
Me nderime shtetërore ai është pritur në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga homologu i tij Zoran Zaev.
Pas takimit me Zaev, Hoti do të pritet edhe nga presidenti maqedonas Stive Pendarovsi, e më pas edhe nga liderët politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Sot në Shkup pritet të nënshkruhet edhe Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.