Kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti nesër do të mbajë mbledhje me ministrat.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kryeministria.
Mbledhja sipas njoftimit do të mbahet nesër në ora 09:00.
Gjitashtu, është bërë e ditur se pas mbledhjes do të ketë konferencë për media.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 09:00. Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Hoti do të mbajë konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, nuk është bërë e ditur se cfarë pika ka në rend të ditës.