×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Nëse VV dështon, obligimi për formim të Qeverisë i kalon PDK-së

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për pakënaqësitë e tij në lidhje me rezultatin zgjedhor të LDK-së. Ai ka kërkuar reflektim të organeve të partisë, duke i shpallur zgjedhjet e brendshme partiake. Në një intervistë ekskluzive për gazetën Nacionale, Hoti ka thënë në LDK nuk ka vend për grupime apo fraskione.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, nuk është shprehur i kënaqur me rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Për këtë rezultat, ai ka kërkuar reflektim dhe përgjegjësi politike nga organet partiake.

    Në një intervistë ekskluzive për gazën Nacionale, ish-kryeministri i Kosovës ka vlerësuar se reflektimi duhet të realizohet përmes një riorganizimi të LDK-së.

    Ai ka treguar se ky riorganizim mund të bëhet vetëm përmes një procesi zgjedhor të brendshëm.

    Sipas tij, ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, transparent, statutar dhe vizionar.

    Deputeti Hoti ka bërë me dije se LDK-ja duhet të veprojë ashti siç ka bërë në vitin 2021, pas zgjedhjet të shkurtit.

    Duke folur për pakënaqësitë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, ai ka thënë se kritikat e tij nuk duhet të shihen si ambicie të tij personale.

    Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për kritikat e zyrtarëve të LDK-së ndaj tij dhe qëndrimet e kësaj partie në raport më LVV-në dhe partitë opozitare.

    ”Ne jemi partia e tretë. Obligimin për formimin e institucioneve e ka partia e parë. Nëse ajo dështon, ky obligim i kalon partisë së dytë. Qytetarët nuk na ka kanë dhënë neve asnjërën nga këto përgjegjësi. LDK-ja obligimin primar duhet ta ketë reflektimin e brendshëm ndaj këtij rezultati zgjedhor. Për situata të tjera, duhet të mblidhemi si Kryesi dhe do t’i trajtojmë ato duke u udhëhequr nga interesi shtetëror i Kosovës” tha Hoti

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Besim Kelmendi, ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, tha se sistemi prokurorial dhe prokurorët janë vazhdimisht në ‘thumb’ të deklaratave ndërhyrëse...
    Lajme28 Maj 2025
    Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Burhan Mavriqi për sulmin fizik ndaj...
    Lajme28 Maj 2025
    Korrupsioni përbën rrezik jo vetëm për ligjin dhe ekonominë, por edhe për sigurinë kombëtare. Kështu kishte shpallur midis Parisi ish-kryeministri Kurti, por...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Këshilli Organizativ i protestës, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës do të mbajë sot konferencë me fillim nga ora 15:00, në...
    Lajme28 Maj 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që lidhen me bastisjet dhe intervistimin e...
    Lajme28 Maj 2025
    Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, e cila po konsiderohet si më e madhja në rajon, është hapur sot. Në mënyrë...
    Lajme28 Maj 2025
    Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, e cila po konsiderohet si më e madhja në rajon, është hapur sot. Në mënyrë...
    Lajme28 Maj 2025
    Të enjten, deputetët e zgjedhur sërish do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës në përpjekje për ta konstituuar atë. Seanca e nesërme do...
    Lajme28 Maj 2025
    Një nga skandalet të raportuara së fundmi nga Periskopi lidhet me mënyrën se si janë ndarë grantet në Ministrinë e Bujqësisë, e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.