Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse nuk do të merren vesh me partnerët tjerë të koalicionit për postin e presidentit, atëherë vendi duhet të shkoj në zgjedhje, raporton Front Online.
Postin e presidentit po e kërkon Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës. Megjithatë, këtë post nuk po e lëshon as LDK-ja, gjë e cila ka përplasur të dy partitë.
Përndryshe, Hoti në Rubikon, ka thënë se nëse koalicioni qeverisës nuk do t’i ketë votat për të kaluar ligjet në Kuvend, do të jep dorëheqje./Front Online