×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti në Paris: Marrëveshja e Washingtonit shënoi kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës

    FrontOnline
    16 Nëntor 2024

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti është duke qëndruar në Francë, ku edhe ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të “IESEG School of Menagement” në Paris. Hoti ka treguar se ka diskutuar bashkë me studentët për negocimin dhe zgjidhen e konflikteve, me konkretisht për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

    Hoti ka përmendur dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe marrëveshjen e nënshkruar në Washington në vitin 2020.

    “Një moment kyç në këtë proces ishte ftesa e Presidentit Trump, në shtatorin e vitit 2020, kur u arrit Marrëveshja e Washingtonit. Ajo marrëveshje shënoi kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës, me fokus në rritjen e investimeve, lidhjen e infrastrukturës dhe lehtësimin e tregtisë”, ka shkruar Hoti.

    Postimi i plotë:

    IESEG është ndër institucionet më eminente të arsimit të lartë në Francë, me programe të avancuara mbi negociatat dhe menaxhimin e konflikteve, duke integruar teorinë me praktikën për të përgatitur profesionistë për sfidat e botës moderne të biznesit dhe diplomacisë.

    Me profesorët dhe studentët diskutuam për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, një proces i gjatë dhe i komplikuar, me sfida politike, historike e diplomatike. Dialogu në Bruksel, i mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe akterë të tjerë ndërkombëtarë, synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve në mënyrë paqësore, gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme, që siguron paqe dhe stabilitet në atë pjesë të Evropës, e përqendruar tek njohja e ndërsjellë. Një moment kyç në këtë proces ishte ftesa e Presidentit Trump, në shtatorin e vitit 2020, kur u arrit Marrëveshja e Washingtonit. Ajo marrëveshje shënoi kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës, me fokus në rritjen e investimeve, lidhjen e infrastrukturës dhe lehtësimin e tregtisë.

    E falënderoj profesor Valonin dhe kolegët e tij për këtë organizim të shkëlqyer.

    Është kënaqësi që mes elitës së profesorëve të këtij universiteti të kemi një profesor të nderuar nga Kosova, siç është Prof. Valoni.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Anisa e ka zgjuar Burimin nga gjumi. “Çohu prej gjumit, çohu poshtë”, është shprehur...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e re. “Tranquilo” do të titullohet kjo këngë, dhe është pjesë e albumit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. Në mesin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.