×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Ne nuk i diskutojmë vendimet e drejtësisë edhe kur s’na konvenojnë

    FrontOnline
    12 Shkurt 2021

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, në përmbyllje të fushatës zgjedhor tha të premten se LDK-ja ka kulturë demokratike për të respektuar institucionet shtetërore dhe publike dhe për t’i fuqizuar ato.

    “Për Lidhjen tonë, shteti është mbi të gjitha. Ne jemi ata, të cilët në themelet e angazhimit politik kemi pasur gjithmonë zhvillimin e Kosovës, si shtet i të barabartëve dhe shtet i të drejtës. Ne respektojnë institucionet e shtetit dhe i fuqizojnë ato. Ne nuk i diskutojmë vendimet e drejtësisë edhe atëherë kur nuk na shkojnë përshtati. Sepse shteti ndërtohet duke e respektuar atë, duke punuar për të, duke e vënë interesin e shtetit mbi të gjitha”, tha Hoti.

    Ai tha se jemi të përkushtuar për ta bërë më të mirën për shtetin, dhe ju garantoj se do ta bëjmë.

    “Të mos keni asnjë dyshim. E kemi provuar historikisht tash e tri dekada. Por, ne asgjë nuk e marrim si të mirëqenë. Prandaj, asnjëherë nuk jemi ndalur së punuari për shtetin shtet”, shoi Hoti.

    Ai i ka ftuar qytetarët, të të gjitha moshave, burra e gra, djem e vajza, të votojnë Lidhjen Demokratike, me numrin 132.

    “Nga lista prej 110 kandidatëve, zgjidhni 5 prej tyre, që përfaqësojnë më së miri interesin tuaj. Vetëm në listën tonë i gjeni kandidatët më të përgatitur për drejtuar shtetin. Ne jemi të gatshëm, si gjithmonë gjatë tri dekadave, të marrim përgjegjësinë për shtetin, sepse dimë si të përballemi me sfidat që për ndërtimin e shtetit shtet. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, shëndeti i qytetarëve është primar, prandaj edhe e kemi trajtuar dhe do ta trajtojmë me prioritet menaxhimin e pandemisë”, tha Hoti.

    “Mos hiqni dorë nga e drejta juaj për të zgjedhur vetë. Ju e dini se vetëm me qeverisjen e Lidhjes Demokratike, Kosova udhëhiqet me ndershmëri, me kushtetutë, me politika të qarta. Kosova ka nevojë për normalitet dhe stabilitet në qeverisje. Këtë e siguron vetëm vizioni dhe programi i Lidhjes tonë, që do të zbatohet me një ekip profesional. Prandaj, ju ftoj të na jepni besimin e juaj më 14 shkurt”, tha në fund kryeministri Hoti.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gjeneralit, Imri Ilazi, duke thënë se ka dhënë kontribut të pashoq...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me dy përfaqësues të ShBA-së, James O’Brien, Ndihmës Sekretari i Shtetit, dhe...
    Lajme28 Shtator 2024
    Ka ndërruar jetë gjeneral Imri Ilazi, i njohur si Komandant Ferri. Me rastin e vdekjes së tij, ka shkruar dhe deputetja e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Iraku njoftuan të premten një marrëveshje të re dypjesëshe që do t’i japë fund koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr...
    Sport28 Shtator 2024
    Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligën e...
    Lajme28 Shtator 2024
    Një grabitje nën kërcënim me armë ka ndodhur dje në Prishtinë. Viktimat e grabitjes janë dy persona të gjinisë femërore nga Venecuela....
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka zhvilluar bisedime "kuptimplota" me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të dy zyrtarëve në Nju...
    Lajme28 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jetë në shtëpin e tij në fshatin Dresnik të Klinës....
    Lajme28 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis, në cilin ajo tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.