Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot në orën 17:00 do të mbajë konferencë për media.
Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se temë e konferencës do të jetë menaxhimi i situatës me pandeminë Covid-19.
E, dje gjatë ditës ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka deklaruar se do të mblidhet Komiteti për Pandeminë ku edhe do të vendoset se si do të veporhet më tutje.
Mirëpo, nuk dihet se a do të bëhen të ditura në këtë konferencë masat e reja apo jo.
Hoti më herët kishte paralajmëruar se do të merren vendime të reja nëse masat të cilat janë momentalisht nuk do të tregojnë rezultat.
Njoftimi i plotë:
1.Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media.
Tema: Menaxhimi i situatës me pandeminë Covid-19.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 17:00