×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Në ditët në vijim do të bëhet zgjidhja për zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar sot lidhur me postin e Presidentit.

    “Shumë shpejtë do të marrë udhë kjo çështje, sapo ka ndodhur ndryshimet. Rruga kushtetuese është e qartë, do të insistoj të përcillen hapat kushtetues e jo interesat politike”, ka thënë kryeministri Hoti lidhur me çështjen e postit të presidentit.

    Ndërsa për protestën e punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Hoti tha se në ditët në vijim do të bëhet zgjidhja me zhbllokimin e xhirollogarive.

    “Jemi duke punuar, për disa dite e përmbyllim edhe këtë çështje mjaftë të ndjeshme. Jemi në rrugë të mbarë , besoj qe së shpejti do të dalim për të bërë të ditura detajet”, tha ai.

    Këto deklarata Hoti i bëri në Bakën Qendrore të Kosovës, pas një takimi me guvernatorin e Fehmi Mehmeti.

    “Diskutuam në detaje për bashkëpunimin e ngushtë që duhet të kemi me BQK me masat e reja për rimëkmëbje ekonomike nga janarin e tutje, sepse është e qartë që do të përballemi me këtë pandemi edhe përtej dhjetorit”, tha Hoti.

    “Po përmbyllet një vit me stabilitet shumë të mirë të sistemit bankar”, shtoi ai.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se sektori bankar para pandemisë ka qenë shumë stabil.

    “BQK ka ndihmuar me të gjitha kapacitetet e saj profesionale Qeverinë e Kosovës, mbetët e përkushtuar të vazhdojë kontributin e saj për ekonominë e vendit për tejkalimin e krizës nga pandemia Covid19. Kjo situatë kërkon përkushtim e bashkëpunim te ngushtë institucional”, tha ai. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.