×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Do të gjejmë forma kreative për ta kaluar këtë vikend

    FrontOnline
    06 Nëntor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas hyrjes në fuqi të masave të reja ndaj COVID-19 duke thënë se ky vikend do të jetë ndryshe nga të tjerët, pasi nuk do të lejohen hyrje-daljet në 7 komuna të Kosovës.

    Hoti përmes një postimi në Facebook, tha se numri i rasteve me COVID-19 tashmë ka marrë hov edhe në Kosovë.

    “Jemi të detyruar t’i rrisim masat që të parandalojmë përhapjen e mëtejme të virusit. Prandaj, ky vikend do të jetë më ndryshe. Jam i sigurt që të gjithë do të gjejmë forma kreative për ta kaluar këtë vikend me masa të reja, por ju lutem të siguroheni që t’i ndiqni rregullat sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë Publike dhe Komitetit anti COVID”, ka shkruar Hoti.

    Në bazë të këtyre rekomandimeve, Ministria e Shëndetësisë, ka propozuar vendimin për ndërmarrjen e masave të mbrojtjes nga pandemia COVID-19 si në vijim:

    ▶️ Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej sot nga ora 20:00, deri të hënën në orën 05:00

    ▶️ Lejohet veprimtaria e furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

    ▶️ Lejohen institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

    ▶️ Lejohen shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19.

    ▶️ Lejohen operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. Në mesin...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pranë Xhamisë së Llapit, sot u zbulua monumenti i dëshmorit, Ismet Krasniqi. Vendi ku i ngrit ky monument, është vendi ku Krasniqi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se mbrëmë është mbrojtur shteti i Kosovës nga lojtarët në Bukuresht, ndërsa tha se dënon...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten mori pjesë në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Analisti Blerim Latifi ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi vëllai i Fitore Pacollit, mori grant 100 mijë euro nga ministria e drejtuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.