Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është gëzuar votimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë deputetët që kanë votuar pro të njëjtit.
Hoti ka shtuar se me këtë ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të qeverisë.
Postimi i plotë i Hotit:
U jam mirënjohës dhe u falenderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.
Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga #COVID19.