×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Mbyllëm shkollat për të shmangur lëvizjen, populli është ndërgjegjësuar

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Kryeministri Avullah Hoti ka folur për situatën aktuale me Covid-19 në vend. Ai thotë se kanë marrë masat e duhura dhe kanë rritur numrin e testimeve.

    “Kemi trefishuar numrin e testimeve. Po mundohemi që të kufizojmë lëvizjen, i kemi udhëzuar shkollat që të përmbyllin planprogramin deri më datë 18 dhjetor dhe po mbikëqyrim nga afër situatën”, thotë Hoti.

    Por a do të ketë ashpërsim të masave?

    “Ne ulemi në baza të rregullta javore bashkë me Komitetin për Menaxhimin e situatës dhe analizojmë gjendjen, shifrat dhe bëjmë parashikimet për dy javët e ardhshme. Në dy javët e fundit kemi pasur një rritje eksponenciale të rasteve, në javën që jemi tash është stabilizuar kjo rritje dhe parashikimet janë që për dy javët e ardhshme gjendja do të jetë pak a shumë e njëjtë”, tha Hoti për OraNews.

    Ai thotë se planifikojnë zbatim më të saktë të masave aktuale.

    “Nëse është kështu nuk kemi nevojë për ashpërsim të masave, kemi nevojë për zbatim rigoroz të masave që janë në fuqi dhe mbyllja e shkollave na jep pak komoditet që të mos marrim masa tjera shtrënguese”, shtoi Hoti.

    Kryeministri kosovar ka thënë se qytetarët janë ndërgjegjësuar në lidhje me respektimin e masave, ku nuk ka përjashtuar rastet kur këto masa duhet të imponohen për shkak të situatës.

    “Ka qenë ndërgjegjësimi i popullsisë në këto muajt e fundit që ka bërë zbatimin më të mirë të masave. Nuk kemi arritur t’i zbatojmë me përpikmëri, edhe pse kemi qenë aktiv me inspektoriatin. Po mundohemi të punojmë me qytetarët që të jenë bashkëpunues, por nuk përjashtohen rastet kur qytetarët duhet të imponohen. Janë masa të rekomanduara nga profesionistë”.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti politik në Kosovë, Halil Matoshi deklaroi për “Front Online” se gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut është shqipja. “Ashiqare qe shqipja...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj shprehet se deklarata e kryeministrit Kurti ishte e nxituar dhe e dëmshme për...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Mëngjesin e 5 nëntorit, një patrullë policie që po vinte nga “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë, kur arriti tek kryqëzimi me rrugën...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Janë bërë 1 mijë ditë prej se ka nisur lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainë. Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtë mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë. Pas mbledhjes kryeministri i...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Lideri i NISMAS, Fatmir Limaj bashkë me partnerin e koalicionit, liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj kanë prezantuar sot kandidatët për deputetë nga...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar sot se zgjedhjet presidenciale në Kroaci do të zhvillohen më 29 dhjetor. Ai theksoi se qeveria...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ketë finale e saj në Ligën e Kombeve. “Kuqezinjtë” synojnë me patjetër fitoren për të shpresuar...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është kthyer edhe njëherë temës së doracakëve të Ministrisë së Arsimit për Edukatën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.