×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Marrëveshja për nxitje të investimeve e rëndësishme për ekonominë e vendit

    FrontOnline
    08 Shkurt 2021

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka takuar sot përfaqësues të bizneseve, para të cilëve ka folur për përfitimet nga marrëveshja për nxitje të investimeve me Korporatën e ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC).

    Hoti para bizneseve tha se kjo marrëveshje është e dyta për nga rëndësia për ekonominë e Kosovës, pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të vitit 2015, teksa ka shtuar se kjo mbështetje arrin vlerën e 1 miliard dollarëve si shumë fillestare.

    Ai theksoi se gjatë qeverisjes së tij janë munduar dhe angazhuar që t’u qëndrojnë pranë bizneseve private.

    “Qarkullimi i bizneseve është me i madh se në vitin 2020 kur nuk ka pasur fare pandemi. Unë kërkoj nga ju që të ruani punësimin. Tash jemi para një situate të re më këtë marrëveshjen për nxitje të investimeve, dhe kjo është marrëveshja e dytë më e madhe pas asaj të Stabilizim Asociimit të vitit 2015. Kjo marrëveshje hap një perspektivë të madhe për mbështetje për sektorin publik dhe privat. Hekurudha Durrës-Prishtinë, financimi i autostradës Duhel-Lipjan dhe projekti i Brezovicës dhe disa të tjera do të jenë investimet në sektorin publik.

    Ai përmendi edhe përparësitë që ofron kjo marrëveshje për sektorin privat, me ç’rast tha se kjo mbështetje përfshinë çdo sektor dhe çdo ide, dhe vetëm qielli është kufizim.

    “Për sektorin privat hapet një dritare e madhe për të financuar bizneset. Granatimi i investimeve, risigurimi i projekteve, financimi i studimeve të fizibilitetit janë disa nga mundësitë që ofron DFC në zhvillimin e ekonomisë në Kosovë në vitet në vijim. Shuma totale shkon në 1 miliard dollarë me maturitet 25 vjet. Kjo është mundësia më e madhe që ka pasur Kosova”, u shpreh ai.

    Hoti bëri të ditur se për të marrë këtë ndihmë ka edhe kritere e që janë ndikimi në ekonomi, inovacioni dhe gjithpërfshirja.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pas zgjedhjeve të përgjithshme të bëjnë bashkëpunim me PDK-në dhe LDK-në për postin e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti....
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Reshje bore kanë filluar në qytetin e Prishtinës. Kjo është bora e parë për sivjet. Gjatë orëve të mëngjesit reshje bore ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, i drejtuar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Vip14 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri nuk ka as një muaj që është martuar. Parteri i saj, Kreshnik Gjergji, ka kohë që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në platformat e 699 bankave gjermane, Republika e Kosovës do të figurojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.