Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar sloganin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Përmes një video të postuar në Facebook, kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka bërë të ditur ndër të tjera se do të garojnë me sloganin “shteti, shtet”.
Ai ka thënë ndër të tjera se ka shërbyer si kryeministër në periudhën më të vështirë që nga paslufta, teksa kanë menaxhuar me sukses sfidat më të cilat është ballafaquar e gjithë bota, si pasojë e COVID-19.
Hoti thotë se kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, për të cilën thotë se e ka kthyer Kosovën në nyje gjeopolitike.
“Ne edhe pse me resurse të pakta shëndetësore renditemi në vendet që kanë menaxhuar më së miri pandeminë. Ndihmuam shëndetësinë, komunat, arsimin, familjet në asistencë sociale. Kemi rivendosur miqësitë me vendet mike. Kemi nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardh që e kthen shteti tonë në nyje gjeopolitike. Unë jam i vendosur për thellim të miqësive dhe jo selektim të miqve dhe izolim të shtetit. Ne nuk lejojmë që të sfidohet demokracia e fjala e lirë”, ka thënë ai./FrontOnline/