Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka uruar shërim të shpejtë kreut të VV’së, Albin Kurti, pasi ky i fundit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurëve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme”, ka shkruar Hoti.