×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kundërshtarët e LDK-së, janë kundërshtarë të shtetit të Kosovës

    FrontOnline
    13 Janar 2021

    Fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë shumë e ashpër pasi kundërshtarët politikë të LDK-së nuk janë vetëm rival politikë, por janë kundërshtar të shtetit të Kosovës dhe të çdo gjëje që është arritur tash e 20 vite në Kosovë.

    Kështu ka thënë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në qytetin e Mitrovicës.

    “Gara do të jetë e vështirë. Unë jam i vendosur që bashkë me të gjithë personat që do të jenë në listë për deputetë, që garën ta bëjmë fuqishëm dhe do të luajmë rëndë siç thuhet, jo me veprime tjera përveç duke qenë të prerë dhe të drejtpërdrejtë se kush janë këta njerëz dhe kush jemi ne”, tha Hoti.

    Sipas një komunikatë të lëshuar nga LDK-ja, Hoti potencoi faktin se në Kosovë tash e disa vite po bëhet propagandë e egër ndaj LDK-së dhe ndaj të arriturave që janë shënuar në Kosovë që nga përfundimi i luftës.

    “Në Kosovë është bërë fushatë disavjeçare e shpërlarjes së trurit, duke ndërtu kauza të rrejshme, duke ndërtua teori konspirative me thika e me harta e me gjëra të pavërteta, duke tentu që veç me grumbullu frustrim të qytetarëve dhe njerëzve me qëllim që të shkatërrohet çdo gjë që është ndërtu në këtë shoqëri, prandaj do të organizohemi mirë që ta bëjmë një garë siç i ka hije LDK-së, një garë frontale politike, të drejtpërdrejtë, me gjuhë të prerë dhe të ashpër nganjëherë sepse ndryshe nuk bën”, theksoi kandidati i LDK-së për kryeministër.

    Ai foli edhe për kulturën politike të LDK-së, e cila sipas Hotit është keqpërdorur nga disa njerëz të partisë.

    “Duke qenë strikt në respektimin e kulturës së LDK-së kemi kriju njerëz që nuk meritojnë farë vëmendje publike e as prezencë në jetën shoqërore e institucionale të vendit. Kemi ardhë deri në situatën që debatet nëpër televizione nuk mund ti përcjellës kur je bashkë me familje. Fatkeqësisht ata njerëz tentojnë të marrin përgjegjësi shtetërore e institucionale. Është obligim i ynë i të gjithëve në shtetin e Kosovës, që të parandalojmë rrëshqitjen e shtetit të Kosovës në drejtim të gabuar, pasi për këta 7 muaj mezi kemi arritur që ta kthejmë Kosovën në kursin e duhur perëndimor dhe të parandalojmë rrëshqitjen drejt lindjes”, tha Hoti.

    Për këto arsye, Hoti, kërkoi mobilizimin më të madh të elektoratit të LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit. Më herët gjatë ditës kandidati i LDK-së për kryeministër takoi edhe strukturat partiake në Skenderaj.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.