Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka kritikuar projekt-buxhetin e vitit 2024.
Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për ndarjet buxhetore ka thënë se është përkeqësuar struktura e buxhetit, pasi investimet kapitale kanë rënë dhe ka pasur rritje pasive të subvencioneve.
“Është përkeqësuar struktura e buxhetit, investimet kapitale kanë rënë dhe subvencionet janë rritur. Nuk shohim efekt real në rritjen ekonomike, pasi ka rritje pasive të subvencioneve, ndoshta disa skema janë në mënyrë të duhur, por ka pasur rritje pasive të subvencioneve”, ka thënë Hoti.
Ai tutje ka thënë se disa zotime të qeverisë nuk kanë filluar të realizohen fare.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e së enjtes ka ftuar deputetët e Kuvendit e Kosovës të votojnë projekt-buxhetin për vitin 2024.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se ky buxhet do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro dhe do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe i sigurisë.