×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Kosova po ballafaqohet me plagën e madhe e të zhdukurve, Bota e di kush ishte agresori e kush viktima

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit, thotë se Kosova po vazhdon të ballafaqohet me plagën e madhe e të zhdukurve.

    Ai thotë se Bota e di se çfarë ka ndodhur në Kosovës dhe se dihet mirë se kush ka qenë agresori e kush viktima.

    “Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit, i nderojmë me pietet të gjithë civilët e pafajshëm, kudo në botë. Sot, si rrallëkush në historinë e vonshme të Evropës, vendi ynë vazhdon të ballafaqohet me plagën e madhe të të zhdukurve. Qindra familje tona ende presim me ankth ndonjë lajm për fatin e më të dashurve të tyre, të cilët u tretën pa shenjë gjatë krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë, më 1998-’99. Bota e di çfarë ka ndodhur këtu; e di mirë kush ka qenë agresori, e kush viktima! Me gjithë pengesat e mëdha, dëshmitë e këtyre krimeve të kryera në zemër të Evropës, vazhdojnë të dalin në dritë! Prandaj, pohojmë fuqishëm se provat e çmendisë serbe në Kosovë nuk mund të zhbëhen, sepse ato janë parë dhe janë evidentuar nga mbarë komuniteti ndërkombëtar”, ka shkruar Hoti në “facebook”.

    I pari i Qeverisë së Kosovës thotë se janë të përkushtuar për të ardhmen paqësore të rajonit dhe integrimin e familjeve e kombeve të lira demokratike euro perëndimore.

    “Duke e mbajtur përherë në kujtesë, tragjedinë që ka përjetuar, Republika e Kosovës është e përkushtuar për të ardhmen paqësore të rajonit dhe integrimin në familjen e kombeve të lira demokratike euro perëndimore. Por, po ashtu, ne presim nga fqinji ynë verior, Serbia, të kërkojë falje për krimet dhe gjenocidin e kryer, të kërkojë falje për djegien e kufomave të civilëve shqiptarë, për varrosjen dhe zhvarrosjen e disahershme të tyre. Përveçse një akt moral, kërkim falja është edhe kusht elementar human për të ecur përpara kah pajtimi dhe mirëkuptimi në mes dy shteteve tona”, ka shkruar ai.

    Ndërkohë që gjatë ditë së sotme është mbajt seancë e veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Nderimit të Viktimave të Krimeve.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 shtator e ka dekoruar ambasadoren e Hungarisë në Kombet e Bashkuara, Zuzana Horvat, me Urdhrin...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar. Ky Komision do të diskutojë për dinamikën e intervistimit të dëshmitarëve në lidhje me procesin...
    Lajme27 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se janë bllokuar 24 prona në Prishtinë, Gracanicë dhe Novëbërdë dhe 11 villa, Vendimi për ndalimin...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Një deklaratë e thënë se LDK-ja gjatë 2020-tës kishte fituar vota fal presidentes, Vjosa Osmani shkaktoi reagim të ashpër nga deputeti Arben...
    Lajme27 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë e ish-kryeshefi i AKI-së, ka komentuar deklarimin e shefes së grupit paralamentar të VV-së Mimoza Kusari, e...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell, dhe me vranësira kryesisht në relievin malor. Si bën me dije Instituti Hidrometeorologjik...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar. Ky Komision do të diskutojë lidhur me dinamikën e intervistimit të dëshmitarëve për procesin e...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sot është paralajmëruar protestë në Zubin Potok nga ana e qytetarëve serbë që jetojnë në veri. Kjo u bë e ditur për...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në Kosovë, gjatë vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të shtunën, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet ditë e nxehtë me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.