Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me raportin e buxhetit për vitin 2022.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se këta qeveritarë lidhje me shtet nuk kanë, lidhje me ekonomi e me zhvillim nuk kanë.
Sipas tij, ky raport i buxhetit ka plot anomali të tjera, të cilat do të bëhen të ditura në ditët në vijim.
Postimi i tij i plotë:
Këta qeveritarë lidhje me shtet nuk kanë, lidhje me ekonomi e me zhvillim nuk kanë
Bazuar në “Raportin e buxhetit për 2022”, Qeveria i ka dyfishuar pagesat avans për investime kapitale.
Gjatë vitit 2022 pagesat avans kanë shkuar në 88.1 mil euro. Në vitin 2021 kanë qenë 47.5 mil euro, ndërkaq në vitin 2020 kanë qenë vetëm 20.1 mil euro.
Si ka mundësi që investimet kapitale gjatë vitit 2022 dhe 2021 të jenë shumë të ulëta, ndërkaq pagesat avans të dyfishohen secilin vit?!
Besoj se Qeveria ka shumë punë për të sqaruar arsyeshmërinë e këtyre pagesave.
Ky raport i buxhetit ka plot anomali të tjera, të cilat do të bëhen të ditura në ditët në vijim.