Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë raportimit të 100 ditëshit së qeverisjes në Kuvend ka thënë se kemi zero afera korruptive.Hoti ceku se gjatë kësaj kohe kanë përpara procesin e dialogut.Shkrimi i plotë i Hotit:
“Pavarësisht rrethanave të shkaktuara nga pandemia, për 100 ditë qeverisje ne kemi sjellë ndryshim. Ne kemi rikthyer miqësitë e vendosura me dekada me partnerët strategjik, kemi hequr Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme nga COVID19, kemi kthyer normalitetin dhe sigurinë në jetën e qytetarëve, jemi bërë shembull në rajon e më gjerë se si menaxhohet pandemia, kemi bërë veprime konkrete në luftë kundër krimit dhe korrupsionit, kemi çuar përpara procesin e dialogut, zero afera korruptive”, ka shkruar ai.#QeveriaHoti