Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë në Prime Time se “Qeveria Hoti”, ka foluar për udhëheqjen e Qeverisë me të si kryeministër.
Ai është shprehur qenë ndër qeverisjet më të vështira që nga paslufta për shkak të pandemisë dhe me proceset që kanë ndodhur gjatë vitit 2020.
“Ishte qeverisja më e vështirë që nga paslufta, e para sepse është pandemia por që në përgjithësi e kemi menagjuar bukur mirë, nuk i kemi mbyllur qytetarët brenda, nuk i kemi mbyllur bizneset. E dyta pandemi ka shkaktuar pasoja ekonomike sociale, kemi dizajnuar një program ekonomik…procesi i tretë ka qenë politika e jashtme”, ka thënë Hoti.