Kryeministri Avdullah Hoti i ka reaguar deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës, e cila tha se Hoti nuk e ka respektuar protokollin meqenëse nuk është izoluar pas testimit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se është testuar të dielën rreth orës 16:00 dhe se menjëherë është izoluar.
“Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16. Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar nga mjeket. Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten”, ka shkruar Hoti.