Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimet për qeverisje i merr vetë pasi që platforma e tij është e qartë.
“Unë mandatin e kam marrë nga Kuvendi. Para tij jap llogari”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, kishte thënë se vendimet e Qeverisë po i merr vesh nga mediet. Hoti ka thënë se nuk ka mosmarrëveshje mes tyre.
“Nuk kam përplasje me askënd. Unë veproj sipas platformës time. Vendimet i marr vetë, këtë e dinë të gjithë”, ka thënë ai.