inistria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington në shtator të vitit që shkoi.
Me këtë rast, kryeminstri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është veprim i qëlluar.
Ai ka thënë se po shihet çdo ditë e më shumë rëndësia e marrëveshjes së Washingtonit.
“Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është veprim i qëlluar. Ka pas dilema por po shihet çdo ditë rëndësia e marrëveshjes”, ka thënë ai.