Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se përfaqësues të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur kanë vizituar sot lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rshkës në Serbi.
Hoti ka shkruar se gërmimet në Kizhevak do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
“Sot, përfaqësues të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi, më rastin e rifillimit të gërmimeve. Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998 – ‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim” ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se ekspertët mjekoligjorë të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve.
Ky është statusi i plotë i Hotit:
Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak.
Sot, përfaqësues të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi, më rastin e rifillimit të gërmimeve.
Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998 – ‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Ekspertët mjekoligjorë të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve.