Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Dukagjinit nuk i duhet një autostradë.
Ndonëse janë ndarë 200 mijë euro për këtë projekt, i cili ishte votuar nga Kuvendi në projektbuxhetin për këtë vit pas kërkesës së AAK’së.
“Edhe sot mendoj që Dukagjinit nuk i duhet një autostradë”, ka thënë Hoti, raporton Gazeta Express.
“Jemi në një kohë shumë kritike dhe shpenzimi i qindra milionave është i panevojshëm”, ka shtuar ai.