×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti e quan të “përçudnuar” deklaratën e shefit të KOSTT-it: S’u ndërtua asnjë kapacitet i ri energjetik, gazi u refuzua

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2024

    Ish-kryeministri i Kosovës dhe kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur për krizën energjetike që po përballet vendi. Hoti ka thënë se Qeveria Kurti për katër vite qeverisje s’e ka ndërtuar asnjë kapacitet të ri energjetik, ndërkohë që projekti i gazit që u refuzua, do të ishte funksional tashmë.

    Hoti ka komentuar edhe deklaratën e kreut të KOSTT-it, i cili tha se ngarkesa në rrjet po vjen shkaku i zhvillimit ekonomik. Deputeti i LDK-së thotë se tashmë kur vendi po përballet me mungesë energjie, të paaftët dijnë të bëjnë vetëm deklarime të përçudnuara.

    Reagimi i plotë:

    Katër vite në qeverisje. Asnjë kapacitet i ri energjetik nuk është ndërtuar. Projekti i gazit u anulua, i cili sot do të ishte funksional.

    Tani kur përballemi me mungesë të energjisë në dimër, këta të paaftë që dinë të bëjnë vetëm deklarime të përçudnuara se: “nuk ka mungesë të energjisë, por ka mbingarkesë”, “mbingarkesa po vjen për shkak të zhvillimit ekonomik” etj. Ta merr mendja se zhvillimi ekonomik ndodh vetëm në dimër, e jo në verë.

    Kur pyetet ministrja e ekonomisë për reduktimet me energji, ajo përgjigjet se i ka përcjellur ankesat e qytetarëve në KEDS, sikur të ishte zyrtare për ankesa të qytetarëve e jo ministre përgjegjëse për zhvillimin strategjik të sektorit të energjisë.

    Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me gaz, sot do të kishim së paku edhe 200 megavat energji për të mbuluar kërkesën e tepërt për energji, që po përdoret masivisht për ngrohje.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës pritet mot...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Valdete Daka, ish-kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ka komentuar vendimin ka komentuar mos certifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja. Teksa Paneli...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka thënë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump,...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti për situatën energjetike në vend, duke thënë se 'mafia...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Cristiano Ronaldo ka qenë sot (e premte) i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Globe Soccer Awards që është mbajtur...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka hapur thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit. KQZ-ja i ka ftuar subjektet...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi në Norvegji, ku edhe katër të tjerë janë në gjendje të...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Komuna e Junikut ka njoftuar se është përfituese e grantit të përformancës komunale me vlerë prej 85,553.78 euro. Sipas njoftimi nga faqja...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të parë në mungesë për krime të luftës, ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.