Kryeministri Hoti thotë se sjellja ndaj zëvendësit të tij, Driton Selmanaj është e papranueshme.Ai deklaroi se Selmanajt i është ndrruar konteksti nga deklaratat e tij.
Hoti thotë se është krijuar një momentum i ri për çështjen e të pagjeturve, dhe se në seancën e mbyllur të komisionit kanë sqaruar në detaje punën për këtë çështje.
“Driton Selmanajt, është e papranueshme se si po silleni ndaj tij, është e pa pranueshme se si i është ndërruar konteksti. Në detaje i kemi informu komsionin për çështjen e të pagjeturve. Është kriju një momentum i ri për këtë çështje. Për shkak të ndjeshmërisë kam kërku seancë të mbyllur, organizojeni një këtu e jo interpelancë. Mos përdorni informata të mediave që me kriju kauza të paqena politike“, thotë Hoti në seancën e Kuvendit.